Presidenti Begaj reagon pas hapjes së grupkapitullit të katërt të negociatave me BE-në: Tregues i qartë i përparimit të Shqipërisë - Gazeta Express
string(129) "presidenti-begaj-reagon-pas-hapjes-se-grupkapitullit-te-katert-te-negociatave-me-be-ne-tregues-i-qarte-i-perparimit-te-shqiperise"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 11:23

Presidenti Begaj reagon pas hapjes së grupkapitullit të katërt të negociatave me BE-në: Tregues i qartë i përparimit të Shqipërisë

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 11:23

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e mbajtur sot në Bruksel.

Ky grupkapitull përfshin sektorë kyç të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, duke u konsideruar një hap me rëndësi të veçantë në procesin e integrimit të vendit.

Kreu i Shtetit e cilësoi këtë zhvillim si një tregues të qartë të përparimit që po bën Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Ai shprehu bindjen se dinamika e deritanishme do të mundësojë që deri në fund të vitit të hapen të gjithë kapitujt e negociatave me BE.

“Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian. Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme. Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit”, u shpreh Presidenti Begaj në mesazhin e tij.