Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, njëherazi Nënpresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.
Në fokus të bisedës ishin procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ecuria e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim, si dhe roli i vendit në politikën e jashtme dhe bashkëpunimin rajonal.
Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për angazhimin e institucioneve evropiane në drejtim të integrimit të rajonit dhe e cilësoi zgjerimin e BE-së si mjet gjeopolitik për sigurinë dhe stabilitetin. Ai theksoi përkushtimin e Shqipërisë për të vijuar reformat, hapjen e kapitujve të mbetur brenda këtij viti dhe përmbylljen e procesit teknik deri në vitin 2027, me synimin për anëtarësim të plotë në vitin 2030.
Në takim u diskutua gjithashtu për mbështetjen financiare të BE-së në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe për përputhjen e qëndrimeve të Shqipërisë me politikat e sigurisë dhe mbrojtjes të Unionit. Presidenti Begaj nënvizoi se entuziazmi i qytetarëve shqiptarë për integrimin në BE mbetet ndër më të lartët në rajon.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...