Presidenti Begaj nerr pjesë në homazhet për regjisorin Dhimitër Anagnosti - Gazeta Express
string(73) "presidenti-begaj-nerr-pjese-ne-homazhet-per-regjisorin-dhimiter-anagnosti"

Shqiperi

Gazeta Express

02/09/2025 15:53

Presidenti Begaj nerr pjesë në homazhet për regjisorin Dhimitër Anagnosti

Shqiperi

Gazeta Express

02/09/2025 15:53

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Armanda Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e homazheve për lamtumirën e fundit ndaj regjisorit dhe personalitetit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Kreu i shtetit vendosi një kurorë me lule pranë arkëmortit të Anagnostit dhe shprehu ngushëllime bashkëshortes së tij, aktores Roza Anagnosti, si edhe familjarëve.

Presidenti Begaj e cilësoi ndarjen nga jeta të regjisorit si shuarjen e një ylli nga plejada e artistëve të mëdhenj shqiptarë, duke theksuar se arti i tij do të vazhdojë të magjepsë shqiptarët edhe në brezat që vijnë.

Në shenjë respekti për ditën e zisë kombëtare, Institucioni i Presidentit uli këtë të martë flamurin në gjysmë shtize.