string(93) "presidenti-begaj-nderon-deshmoret-e-kombit-ti-percjellim-brezit-te-ri-flaken-e-atdhedashurise"

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 11:31

Presidenti Begaj nderon Dëshmorët e Kombit: T’i përcjellim brezit të ri flakën e atdhedashurisë

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 11:31

Në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kreu sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”, duke nderuar veprën e përjetshme të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

Gjatë këtij momenti solemn, Presidenti Begaj përcolli një mesazh të veçantë për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për të rinjtë. Në një postim në Facebook, ai theksoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të vlerave të trimërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.

“Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë. Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre”, shkruan Presidenti Begaj.