string(89) "presidenti-afrikan-vleresohet-per-qetesine-perballe-akuzave-te-trump-sra-pre-e-provokimit"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 12:29

Presidenti afrikan vlerësohet për qetësinë përballë akuzave të Trump: “S’ra pre e provokimit”

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 12:29

Pas një takimi jo shumë të këndshëm në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa dhe presidentit amerikan Donald Trump, Ramaphosa është duke u vlerësuar për qetësinë e treguar ndaj akuzave të Trump për “gjenocid ndaj të bardhëve”.

Edhe pse Ramaphosa shpresonte që bisedat me Trump në Shtëpinë e Bardhë të ndihmonin për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA–Afrika e Jugut, të cilat janë përkeqësuar që nga marrja e detyrës së presidentit amerikan në janar, Trump ishte i përgatitur për diçka tjetër, duke e vënë përballë Ramaphosën me akuza të pabaza se fermerët e bardhë në Afrikën e Jugut po vriten sistematikisht dhe po u konfiskohet toka, shkruan Reuters.

Pas akuzave për “gjenocid ndaj të bardhëve” nga Trump, presidenti i Afrikës së Jugut, tregoi një qetësi duke thënë se po ka vrasje, por shumica e viktimave janë me ngjyrë.

Nga gazeta e vendit Daily Maverick u shkrua se Ramaphosa “nuk ra pre e provokimit” dhe se kjo ishte diçka për t’u vlerësuar, duke shtuar se ishte e vështirë të mos ndjeje mbështetje për presidentin afrikan, i cili ishte paralajmëruar të mos humbte qetësinë.

Kujtojmë se pak kohë më parë, në Shtëpinë e Bardhë, Trump kishte kritikuar ashpër presidentin ukrainas Zelenskiy, i cili reagoi me nervozizëm, por Ramaphosa e bëri të kundërtën. Megjithatë, duket se nga takimi nuk është arritur shumë, pasi presidenti afrikan ishte i përgatitur për të folur për tregti, megjithatë Trump përqendrimin e çoi në çështjen e të drejtave të bardhëve në Afrikën e Jugut, duke shfaqur video dhe materiale që pretendonte se provonin akuzat e tij.

Kujtojmë se në shkurt, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që uli ndihmën për Afrikën e Jugut, duke e akuzuar për “diskriminim racor të padrejtë” ndaj pakicës së bardhë Afrikanere, e cila sundoi vendin gjatë apartheidit dhe krijoi një program për të sjellë Afrikanerët në SHBA si refugjatë, me grupin e parë që mbërriti më herët këtë muaj.