Presidenca serbe, Macron Vuçiqit: Serbia mbetet vendi i parë që mund të hyjë në BE - Gazeta Express
string(80) "presidenca-serbe-macron-vuciqit-serbia-mbetet-vendi-i-pare-qe-mund-te-hyje-ne-be"

Gazeta Express

05/03/2022 19:39

Presidenca serbe, Macron Vuçiqit: Serbia mbetet vendi i parë që mund të hyjë në BE

Gazeta Express

05/03/2022 19:39

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, lidhur me situatën aktuale të krijuar pas zhvilimeve në Ukrainë.

Sipas zyrës për media të presidentit Vuçiq, Macron i ka dhënë përkrahje Serbisë që të anëtarësohet e para në BE.

“Presidenti Macron i ka dhënë mbështetje personale Presidentit Vuçiq për mënyrën se si po udhëheq Serbinë drejt së ardhmes. Me plot bindje, Presidenti Macron ka siguruar Presidentin Vuçiq se pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike në Evropë dhe botë, Serbia mbetet shteti i parë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në deklaratë, transmeton Gazeta Express.

Siç bëhet e ditur nga Beogradi, Macron gjatë kësaj bisede, ka prekur edhe temën e rreshtimit të Serbisë karshi agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe ka falendëruar Vuçiqin për votimin në OKB.

Advertisement
Advertisement
Advertisement