Presidenca njofton se Osmani ka udhëtuar drejt Washingtonit për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes - Gazeta Express
string(107) "presidenca-njofton-se-osmani-ka-udhetuar-drejt-washingtonit-per-te-marre-pjese-ne-takimin-e-bordit-te-paqes"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 16:14

Presidenca njofton se Osmani ka udhëtuar drejt Washingtonit për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 16:14

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar ndrejt Washingtonit, ku do të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë nga ana e presidencës.

Aty shtohet edhe se, Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në këtë bord, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, përcjell Express.

Postimi:

Presidentja Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes në Washington D.C.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, udhëtoi në Washington D.C. për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë.

Presidentja Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement