Presidenca e Kosovës, i ka bërë një përmbledhje vizitës që presidentja Vjosa Osmani, e ka zhvilluar në Washington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në postimin e presidencës, theksohet se Osmani mori pjesë në takimin e Bordit të Paqes, ku shtohet se, Kosova, si shtet themelues, ‘’u lartësua në arenën ndërkombëtare’’, përcjell Gazeta Express.
Në postim thuhet edhe se gjatë këtij takimi, Osmani pati mundësinë që të diskutonte me presidentin amerikan, Donald Trump.
‘’ Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, me të cilin diskutuan për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi’’, thuhet mes tjerash në postim.
Tutje, nga presidenca njoftohet edhe se, Osmani, gjatë këtij takimi, ka pasur mundësi të takoj dhe të bisedoj me liderë të ndryshëm përfshirë këtu edhe ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, Tony Blair.
Postimi:
𝐏ë𝐫𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞𝐬 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢 𝐧ë 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧, 𝐃.𝐂.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump. Si shtet bashkëthemelues përkrah SHBA-ve, Republika e Kosovës u lartësua në arenën ndërkombëtare dhe u afirmua si shtet në shërbim të paqes dhe sigurisë globale.
🇺🇸 Përgjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja Osmani pati mundësi të diskutonte me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump dhe shumë zyrtarë të kabinetit të tij.
🇺🇸 Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, me të cilin diskutuan për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi.
🇺🇸 Presidentja Osmani, po ashtu, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan. Ajo me ketë rast është takuar gjithashtu me Drejtorin e Lartë për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Këshilltarin Special të Presidentit Trump, Charles McLaughlin, si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Daniel J. Lawton.
Në kuadër të takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja zhvilloi bashkëbisedime me liderë të shumtë botërorë, përfshirë:
🇺🇸 Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump
🇧🇭 Emirin e Bahreinit, L.T. Hamad bin Isa Al Khalifa
🇵🇾 Presidentin e Paraguajit, Santiago Peña
🇦🇿 Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
🇮🇩 Presidentin e Indonezisë, Prabowo Subianto
🇰🇿 Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev
🇺🇿 Presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev
🇷🇴 Presidentin e Rumanisë, Nicușor Dan
🇦🇱 Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
🇶🇦 Kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani
🇵🇰 Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif
🇭🇺 Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán
🇦🇲 Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan
🇮🇹 Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani
🇦🇪 Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan
🇯🇴 Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi
🇹🇷 Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan
🇸🇻 Ministren e Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco
🇸🇦 Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir
🇺🇸 Ambasadorin e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz
🇺🇸 Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Steve Witkoff
🇺🇸 Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Jared Kushner
Përfaqësuesin e lartë
🇬🇧 Ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, Tony Blair
🌍 Përfaqësuesin e Lartë për Gaza, Nikolay Mladenov
🌍 Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino