Presidenca e pranon që i çoi ftesë Llabanit: E bëri Protokolli jo Osmani, do të duhej ta kishin parasysh deklaratën e 2024-ës - Gazeta Express
string(123) "presidenca-e-pranon-qe-i-coi-ftese-llabanit-e-beri-protokolli-jo-osmani-do-te-duhej-ta-kishin-parasysh-deklaraten-e-2024-es"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 17:30

Presidenca e pranon që i çoi ftesë Llabanit: E bëri Protokolli jo Osmani, do të duhej ta kishin parasysh deklaratën e 2024-ës

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 17:30

Këshilltari për Media i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se ftesën për gjyqtarin e Kushtetueses, Radomir Laban, për të marrë pjesë në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në shkurt të këtij viti e ka çuar Protokolli i Presidencës dhe jo presidentja Osmani.

Besnik Velija

Kupina ka thënë se Protokolli i Presidencës do të duhej ta merrte parasysh deklaratën e presidentes Vjosa Osmani të bërë në vitin 2024 për gjyqtarin serb, Radomir Laban, kur i kanë hartuar listat me ftesa për 17 vjetorin e pavarësisë.

“Presidentja as nuk përpilon as nuk merret me lista protokollare. Do të ishte absurde të mendohej se ajo merret me lista e ftesa. Me protokoll merret Protokolli e jo Presidentja. Ne nuk e dijmë se kush është në listë sepse protokolli merret me këto çështje duke shfrytëzuar lista protokollare. Presidentja ka bërë deklaratë publike rreth z Llaban edhe në vitin 2024. Protokolli do të duhej ta merrte atë deklaratë publike parasysh gjatë perpilimit të listave të organizimeve të tilla. Presidentja është siguruar që dosja e z.Llaban, nëpërmjet AKI-së, t’i dërgohet edhe Gjykatës Kushtetuese, edhe Prokurorisë, edhe Policisë. Kjo ka qenë detyra e saj, e jo detyra e përpilimit të listave protokollare”, ka thënë për Express Bekim Kupina, këshilltar për Media/GazetaExpresss/