“Pres që Kushtetuesja ta kthejë seancën konstituive në 1 maj” Juristi Faton Fetahu sqaron vendimin e Gjykatës, çka pritet të ndodhë? - Gazeta Express
string(128) "pres-qe-kushtetuesja-ta-ktheje-seancen-konstituive-ne-1-maj-juristi-faton-fetahu-sqaron-vendimin-e-gjykates-cka-pritet-te-ndodhe"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 20:42

“Pres që Kushtetuesja ta kthejë seancën konstituive në 1 maj” Juristi Faton Fetahu sqaron vendimin e Gjykatës, çka pritet të ndodhë?

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 20:42

Faton Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës tha që nga Gjykata Kushtetuese pret që ta kthejë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, aty ku ka mbetur me datën 1 Maj të këtij viti.

“Unë pres që me këtë aktgjykim, Gjykata Kushtetuese ta kthejë seancën e Kuvendit, seancën konstituive me 1 Maj (hera e fundit kur është propozu Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit)”, tha Fetahu në Pressing, transmeton Express.

“Kthimi në datën 1 Maj dhe realizimi i përllogaritjes së afatit 30 ditor në të cilin i pari që është grupi më i madh parlamentar duhet ta shfrytëzojë të drejtën për ta propozuar…”, shtoi ai.

“Një e drejtë e tillë që në momentin që shndërrohet në një mekanizëm bllokimi siç është rasti konkret, nuk mundet me u shndërru në mekanizëm bllokimi. Nuk është e drejtë absolute”, shtoi ai.