“Pres fitoren e LDK-së, do të marrim vota më shumë se në vitin 2019”, Kujtim Shala thotë se LDK del e para më 9 shkurt - Gazeta Express
string(114) "pres-fitoren-e-ldk-se-do-te-marrim-vota-me-shume-se-ne-vitin-2019-kujtim-shala-thote-se-ldk-del-e-para-me-9-shkurt"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 21:33

“Pres fitoren e LDK-së, do të marrim vota më shumë se në vitin 2019”, Kujtim Shala thotë se LDK del e para më 9 shkurt

Lajme

Gazeta Express

05/02/2025 21:33

Kandidati për deputet i LDK-së, Kujtim Shala, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.

Ai ka thënë se gara zgjedhore është e vështirë dhe do të jetë e ngushtë në rezultate.

Por, ka shtuar se në fund pret fitore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Shalës, LDK-ja do të arrijë rezultat më të mirë sesa në vitin 2019, kur fituan mbi 200 mijë vota.

“Siç e thash në fillim është një garë shumë e vështirë, pres një rezultat të ngushtë dhe fitore të LDK-së. Sa i përket rritjes LDK-ja do të marrë shumë më shumë vota sesa në vitin 2019”, ka thënë Shala. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement