Diplomati Albert Prenkaj komentoi deklaratat e përfaqësuesit special të presidentit Donald Trump, Richard Grenell si një thirrje për zgjim – në aspektin që ta tregojë të drejtën e saj në shtetet që janë financuese të Gjykatës Speciale.
Diplomati tha në Klan Kosova se prokuroria e Gjykatës Speciale ka devijuar misionin e saj, duke e rënduar Gjykatën si të tillë.
“Fjala zgjohu është fjalë adekuate, posaçërisht për politikën e jashtme të Kosovës që është totalisht e përgjumur. Diplomacia e Kosovës duhet të zgjohet dhe është momenti që Gjykata Speciale ta ketë rolin saj çfare e ka pasur fillimisht kur është votuar në Kuvendin e Kosovës”, tha Prenkaj.
Diplomati Amerikan Grenelli në intervistën e të shtunës për Klan Kosova tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.
“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell.