Premtimi i Floyd Mayweather - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

11/04/2020 10:22

Premtimi i Floyd Mayweather

Sport

Gazeta Express

11/04/2020 10:22

I ka varur dorezat e boksit që në vitin 2017 me petkun e kampionit absolut, por jetën e tij e ka të lidhur me këtë sport burrëror.

Floyd Mayweather po rizbulon veten në një tjetër pozicion, siç dëshmohet nga videoja e publikuar në Instagram, ndërsa jep disa këshilla për nipin e tij 14-vjeçar.

“Unë kam nisur punën e trajnerit, deri më tani kam punuar vetëm me njerëz që nuk kanë përvojë në boks dhe ne po rritemi së bashku. Ju premtoj se do të jem një nga trajnerët më të mirë në botë.”

Kampioni i botës në pesë kategori të ndryshme të peshave, i pamposhtur në 50 ndeshje të luajtura si profesionist, tashmë 43 vjeç, rrëfen se e ka marrë frymëzimin nga xhaxhai i tij Roger, i cili e ka stërvitur atë në pjesën më të madhe të karrierës së tij.

“Pas vdekjes së tij, ndjeva nxitjen për të ndihmuar ata që ishin përreth meje ashtu siç më kanë ndihmuar gjatë karrierës time”.