Klubet e Premierligës ranë dakord për rregulla të reja financiare nga sezoni i ardhshëm.
Shpenzimet për skuadrën – paga, agjentë dhe transferime – nuk do të mund të kalojnë 85% të të ardhurave nga futbolli dhe fitimit/humbjes neto nga shitjet e lojtarëve, me një shtesë deri në 30%.
Nëse klubi tejkalon kufijtë, mund të ndëshkohet me pike, shkruan Gazeta Express.
Rregullat e reja, të quajtura SCR dhe SSR, synojnë të sigurojnë qëndrueshmëri financiare dhe të ruajnë balancën konkurruese në kampionat, duke u bazuar te standardet e UEFA-s.
SCR kufizon shpenzimet për sezon dhe jep klubeve fleksibilitet për të investuar në pjesë të tjera të operacioneve, ndërsa SSR monitoron likuiditetin dhe kapitalin neto për të mbrojtur stabilitetin afatgjatë, /GazetaExpress/