Premierliga i gëzohet rikthimit të Xhakës, e kujton super golin e tij me Arsenalin - Gazeta Express
string(81) "premierliga-i-gezohet-rikthimit-te-xhakes-e-kujton-super-golin-e-tij-me-arsenalin"

Futboll

Gazeta Express

30/07/2025 13:15

Premierliga i gëzohet rikthimit të Xhakës, e kujton super golin e tij me Arsenalin

Futboll

Gazeta Express

30/07/2025 13:15

Sunderland ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka, i cili i bashkohet klubit anglez nga Bayer Leverkusen. Mesfushori do të firmosë kontratë trevjeçare me klubin nga “Stadium of Light”.

Xhaka mbërrin në Sunderland pas një dekade ku ka qenë pjesë e pandashme e elitës së futbollit europian.

Ai ka zhvilluar 225 ndeshje në Premier League me Arsenalin, ku fitoi dy herë FA Cup dhe mbajti shiritin e kapitenit të “Topçinjve”.

E faqja zyrtare e Premierligë i është gëzuar rikthimit të Xhakës.

Në një postim, Premierliga e ka kujtuar super golin e Xhakës nga gjuajtja e lirë për Arsenalin ndaj Newcastle.

VIDEO