Me 31 maj, këtë të merkur, në Teatrin Kombëtar të Kosovës luhet premierë shfaqja “Udhëtimi i gjatë drejt natës” me regji të Iliriana Arifi.
Shfaqja me autore Eugene O’Niell, do të ketë reprizat në muajin tjetër, me 1, 2 dhe 3 qershor, me fillim nga ora 20:00.
Luajnë: Ernest Malazogu, Arta Selimi, Allmir Suhodolli, Don Shala, Florije Bajoku
Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku Skenograf: Bekim Korça Kostumografe: Njomza Luci Kompozitor: Memli Kelmendi Asistent regjie: Astrit Bytyqi Realizator i kostumeve: Shemsi Avdiu Realizator i skenografisë: Armend Hyseni Disejni: Nita Qahili Foto/video: Erman Musliu
/Express/