Premierë e jashtëzakonshme në GjirafaVideo: Sonte u lansuan 10 filma shqip online dhe falas! - Gazeta Express
string(90) "premiere-e-jashtezakonshme-ne-gjirafavideo-sonte-u-lansuan-10-filma-shqip-online-dhe-falas"

Premierë e jashtëzakonshme në GjirafaVideo: Sonte u lansuan 10 filma shqip online dhe falas!

Gazeta Express

09/04/2020 20:33

Sonte në orën 20:00, në faqen e GjirafaVideo filloi shfaqja e 10 filmave shqip, filma këta të vlerësuar lartë dhe shumë të kërkuar. Filmat në fjalë do të jenë online dhe falas, si dhe do të mbesin pjesë e përmbajtjeve të shumta që ka GjirafaVideo.

Qëndrimi në shtëpi u bë më i lehtë falë punës dhe përkushtimit të GjirafaVideo, që t’ju sjellin një numër të madh filmash shqiptar në platformën e tyre.

Krejt çka ju mbetet është të rehatohuni në shtëpitë tuaja dhe futuni në platformën e  GjirafaVideo, qoftë nga aplikacioni apo në browser, përmes telefonit, laptopit, kompjuterit apo televizorit tuaj, dhe shikoni 10 super filma vendor.

Lexo Edhe:

Filmat e përmendur janë prodhime të kinematografisë kosovare, të cilët treguan suksese në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Filmat që do të lansohen sonte janë:

1.  Një tregim Prishtine
Luajnë: Teuta Krasniqi dhe Donat Qosja.
Filmi “Një tregim Prishtine” tregon ngjarjen e Aurorës dhe Benit dhe vajzës së tyre Fionës. Gjërat fillojnë të ndryshojnë kur Fiona diagnostifikohet me kancer. Beni dhe Aurora duhet t’i gjejnë të hollat për shërimin e vajzës jashtë vendit.
Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike Kosovare.

2. Memory 
Luajnë: Xhevat Qorraj
Filmi “Memory” tregon ngjarjen e një plaku me sëmundjen Alzheimer. Në një ditë të ftohtë dimri, ai nuk arrin të gjejë rrugën e kthimit për në shtëpi.

3. E dashura Nita
Luajnë: Albulena Kryeziu, Besart Sllamniku
Nita ka mbetur e paralizuar nga një aksident automobilistik, ku shkaktar ishte burri i saj Arbeni. Nga faji që ndjen, Arbeni mundohet të gjejë mënyra të ndryshme për t’ia kthyer buzëqeshjen Nitës.

4. Ndeshja e fundit
Luajnë: Xhejlane Tërbunja, Andi Bajgora
Linda rreth 30-tave është e ve dhe ajo tashmë kujdeset për djalin e saj i cili ka 10 vjet  dhe është i apasionuar pas Ronaldos. Por, Ylli është i sëmurë nga kanceri dhe Linda vendosë t’ia ndalojë kemoterapinë.

5. Zibidi
Luajnë: Gani Rrahmani, Afrim Muçaj, Nol Berisha
Tre shokë rrinë ulur rreth një tavoline në një kafene dhe bëjnë plane se ku të shkojnë të vazhdojnë ndejën. Filxhanat e zbrazët në tavolinë tregojnë se ka kohë që qëndrojnë aty. Të kapluar nga monotonia fillojnë të ngacmojnë njëri-tjetrin dhe kalimtarët.


6. Gardhi
Luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Xhejlane Godanci, Melihate Qena,etj.
Disa gra të gjeneratave të ndryshme të së njëjtës familje përballen me njëra-tjetrën për pikëpamjet e tyre për jetën, dashurinë, dëshirat dhe patriarkatin. Mbledhja e familjes shndërrohet në kaos, ndërsa i më i riu prej tyre – djali i vetëm – kërkon një dalje.

Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

7. Dasmat dhe Pampersat
Dasmat dhe Pampersat është dokumentar për katër çifte nga rajone dhe gjererata të ndryshme, të cilët tregojnë se si i kryejnë punët e shtëpisë, si rrisin fëmijët, për liritë dhe problemet që kanë.
Duke lejuar kamerat në shtëpitë e tyre, ne shohim sinqeritetin dhe humorin, video inqizimet e dasmave, lindjen e foshnjës, e bashkë me to edhe zhdukjën e traditës së poligamisë.

8. Rojtari i bjeshëve
Luajnë: Fatos Lajçi
“Rojtari i Bjeshkëve” tregon ngjarjen e Fatos Lajçit, një njeri i bjeshkëve, i cili mundohet të mbrojë bjeshkët e Rugovës nga prerjet e shumta dhe shkatërrimi mjedisor. Duke mësuar ngjarjet nga jeta e Fatosit, i rritur në male me vëllaun e tij, ne fillojmë të kuptojmë historinë prapa.
Filmi është i mbështetur nga Qendra e Kinematografisë Kosovare.

9. Zgjedhe një emër
Luajnë: Doresa Rexha, Fiorela Shala, Mensur Safqiu, May-Linda Kasumovic
Filmi bën fjalë për Norën, një nënë e re rreth të njëzetave, e cila është krejt e vetme në përkujdesjen e vajzës së saj 3 vjeçare, Ela. Ajo kërkon rrugë alternative për ta shmangur deportimin nga Republika Çeke, pasiqë azili iu refuzohet.

10. Tisa
Luajnë: Gani Rrahmani
Beni është një adoleshent ‘cool’, futboller i mirë, i lumtur në trekëndëshin shoqëror me Gëzimin, tjetër futboller i mirë, dhe Emën, të dashurën e tij të cilën edhe Beni edhe Gëzimi e pëlqejnë. Benit i ndryshon jeta kur merr ftesë për provë në një ekip franqez.
Kjo ftesë për të është mrekulli, por në të njejtën kohë ia shkundë themelin e shoqërisë që ka.

Këta 10 filma nga sonte do të keni mundësi ti ndiqni në GjirafaVideo. Në platformën GjirafaVideo në javët e ardhshme do të ketë premiera të reja me filma vendorë.