Mbrëmë në Black Nights Film Festival në Tallin të Estonisë u shfaq premiera botërore e filmit të gjatë artistik ‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji nga Fatos Berisha. Filmi pati një pritje dhe reagim jashtëzakonisht të mirë nga publiku
Ky është filmi i parë i gjatë i regjisorit Fatos Berisha i cili shënon një sukses të madh me premierë botërore në konkurencë kryesore në këtë festival kaq të njohur. Regjisori Berisha në fjalimin e tij para shfaqjes shprehu pikëllimin me tragjedinë që po përjeton populli shqipëtar këto ditë dhe kërkoi nga publiku nderim për viktimat e tërmetit në Shqipëri; “Është një moment i veçantë në karrierën time. Jam i lumtur që filmi im i parë është në këtë festival. Faleminderit që na keni ftuar këtu. Kjo shfaqje është premierë edhe për aktorët e filmit të cilët do ta shohin filmit këtu bashkë me ju për herën e parë“ u shpreh në vazhdim Berisha.
Cirku fluturues është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të 90tave e një grupi aktorësh nga Kosova të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërise për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë.
Prezent në premierë në Tallin ishte edhe një pjesë e ekipt të filmit e përbërë nga producentja Vjosa Berisha, aktorët Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani, Maylinda Kasumovic dhe Vedat Bajrami.
‘Cirku Fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production). Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë, dhe Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore.
Pas shfaqjes seë filmit, ekipi u rikthye në skenë për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta. Të shtunën do të mbyllet festivali, ku dhe do të ndahen çmimet.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...