Ky është një moment prekës kur një vajzë e vogël shpërtheu në lot pasi pa kopshtin e saj të shkatërruar nga raketat ruse.
Vajza e re, e quajtur Masha, u filmua duke u dërguar në çerdhen e saj për herë të parë që kur ajo u shndërrua në rrënoja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, pamjet tregojnë ndërtesën e granatuar dhe sheshin e lojërave të shkatërruar teksa Masha dhe tre të rritur kalojnë aty pranë – ndonëse është e paqartë se në cilin vend saktësisht janë filmuar pamjet
Një grua e pyet: “Masha, pse po qan? A është sepse nuk ka më kopsht fëmijësh?”.
“Je e mërzitur për kopshtin apo jo?”.
Dhe fëmija që qan përgjigjet: “Po”.