Pas një pushimi të shkurtër, emisioni “Favorit” rikthehet sërish në ekranet tuaja.
Emisioni “Favorit” vazhdon aty ku e la, derisa do të trajtohen tema të rëndësishme për sportin kosovar.
Në emisionin e sontëm, të parin për sezonin e ri, të ftuar në panel janë: Ramiz Krasniqi, Rafet Prekazi, Taulant Dajaku dhe Bleron Ajeti.
Në diskutim e sipër për xhiron hapëse të Superligës së Kosovës, Rafet Prekazi ka komentuar ndeshjen mes Prishtinës e Suharekës.
“U zhgënjeva, kam pritur më shumë nga Prishtina. Atmosfera në stadium, ndeshja nën reflektora, është dashur më shumë të tregohet në fushën e lojës. Pjesa e parë ishte më e barabartë, teksa në pjesën e dytë, Prishtina kishte më shumë raste, të cilat është dashur të shfrytëzoheshin”, tha ai.
Prishtina me trajnerin e ri, Jean-Michel Cavalli barazoi në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, me debutuesin e sivjetëm, Suharekën./GazetaExpress/