Gazetari dhe autori i Pressing, Leonard Kërquki, e hapi edhe temën e punësimeve në ministrinë e Bujqësisë teksa po diskuton me ministrin në detyrë Faton Peci.
Gazetari Kërquki e pyeti Pecin për këshilltarin e tij Arian Bugari për të cilin u tha se do të bëhet shërbyes civil.
Peci tha se nga Kërquki po e kupton tani për punën e këshilltarit të tij.
Pjesë nga debati Kërquki-Peci:
Kërquki: Sot ka dalë që këshilltari juaj po doni me bo shërbyes civil
Peci: Kush është këshilltari jem
Kërquki: Tash e gjejmë
Peci: Nashta ka apliku najkush përbesë nuk e di. Njerëzit secili e kanë hallin e vetë dhe munet me kanë një fazë këshilltar
Kërquki: Shkelje e ligjit
Peci: Përpara ka qenë një periudhë kohore kur ke mujt me pauzu tash nuk është shkelje e ligjit
Kërquki: Arian Bugari a është këshilltar i juaji
Peci: Nuk e di, Ariani ka mujtë me apliku është e drejtë e tij, ku ka apliku ai?
Kërquki qesh…
Peci: Ai është një agronom dhe mbajtës i familjes
Kërquki: Ka mbajtës të familjeve edhe tjerë….
Peci: A e di sa njeri punësohet dhe unë nuk e di kush janë ata.