Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se çdo kandidat i VV-së për kryetar të Kuvendit është “nga i njëjti kazan”, teksa diskutoi për qëndrimin e tij për ta votuar Albulena Haxhiun.
Ai tha se votimi i Albulena Haxhiut, do ta “zhveshte Kurtin” që me vazhdu prap me bllokim.
“U përmend jo Glauk Konjufca është më i mirë, mua nuk më interesojnë zgjedhjet më të mira prej të njëjtit kazan”, tha Berisha në Pressing, transmeton Express.
“Do ta zhveshte Albin Kurtin që me vazhdu me blloku prap”, tha ai sa i përket votimit për kandidat për të parin e kuvendit.
Ai shtoi se “komisioni i fshehtë nuk ka kuptim, duhet me u kthy në votim të hapur. Duhet me reflektu më së pari VV-ja”, shtoi ai.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...