Prej sot edhe Kosova me App Store - Gazeta Express
string(33) "prej-sot-edhe-kosova-me-app-store"

Prej sot edhe Kosova me App Store

Gazeta Express

21/04/2020 10:39

Lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e produkteve të Apple. Prej sot edhe Kosova është bërë me dyqanin e vetë. Kjo do të thotë se shërbimet si Apple Music, Apple Arcade, Apple Podcasts do të jenë të disponueshme edhe në Kosovë – bashkë me pagesat dhe abonimet me kartelat bankare të Kosovës, të cilat tash do të funksionojnë.

Prej tani, aplikacionet e zhvilluesve të Apple do të jenë të qasshme edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Specifikisht, Apple e ka zgjeruar dyqanin në 20 vende të reja, të cilat më parë ishin të “bllokuara” si rajone në App Store.

Lexo Edhe:

Zhvilluesit në 20 vende të reja të botës do të mund të ngarkojnë aplikacionet e tyre në dyqanin Apple App Store.

Apple kërkoi prej zhvilluesve të kyçen në llogaritë e tyre dhe të pranojnë marrëveshjen e re të licencimit, që aplikacionet e tyre të bëhen të aksesueshme në Kosovë.

Në lajmërimin e Apple, të lëshuar javë më parë, thuhej se zhvilluesit duhet të përditësojnë informacionin deri më 10 prill, duke lënë të kuptohet se nga ajo datë mund të fillonte lansimi i App Store për rajonet e reja.

Lansimi është bërë sot dhe kjo e dërgon numrin e vendeve në 155 ku App Store është i disponueshëm. Më poshtë gjeni listën e 20 vendeve të reja:

  • Afganistan
  • Gabon
  • Bregu i Fildishtë
  • Gjeorgji
  • Maldive
  • Serbi
  • Bosnje dhe Hercegovinë
  • Kamerun
  • Irak
  • Kosovë
  • Libi
  • Mali i Zi
  • Marok
  • Mozambik
  • Mjanmar
  • Nauru
  • Ruanda
  • Tonga
  • Zambia
  • Vanuatu