Është shtyrë më 4 qershor seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të Bashkisë Vorës, Agim Kajmakut.
Kajmaku po gjykohet në mungesë, ndërsa shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e avokatit të tij.
Prokuroria firmosi urdhër- arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar, i cili ndodhet prej 7 muajsh në arrati.
Ish kryebashkiaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, kur kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit.
Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. ”Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.