Analisti Nexhmedin Spahiu deklaroi në Pressing në T7 se “LDK s’ka bo kurgjë prej kur ka vdekë presidenti Rugova”. Sipas tij, LDK ka qenë patericë e PDK-së, por këtë e ka bërë “stop” Abdixhiku, thotë Spahiu.
Sipas tij, ky qëndrim i Abdixhikut “ e rritë LDK-në”.
“Patericë u konë, prej kur u dek Rugova LDK-ja s’ka bo kurgjë…”, tha Spahiu.
“Prej kur u dekë Rugova u mësu që LDK-ja me konë patericë e PDK-së, tash me Lumirin po thotë STOP kjo, s’jemi as e PDK-së as e VV-së dhe kjo e rritë LDK-në. Nëse bëhet patericë, një shkelëm ja ka dhanë Isa Mustafa, tjetrin do ja jap Lumir Abdixhiku”, tha ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...