Prej gati 6 muajsh në spitalin e Traumës, largohet nga Shqipëria vajza e dhunuar nga Kenia - Gazeta Express
string(89) "prej-gati-6-muajsh-ne-spitalin-e-traumes-largohet-nga-shqiperia-vajza-e-dhunuar-nga-kenia"

Prej gati 6 muajsh në spitalin e Traumës, largohet nga Shqipëria vajza e dhunuar nga Kenia

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2023 17:34

Vajza nga Kenia, Joy Aoko është larguar ditën e sotme nga Shqipëria. Bëhet me dije se sot 22 vjeçarja la spitalin e Traumës për t’u larguar drejt Kenias, ku do të vijojë mjekimin në spitalin Kenyatta.

Avioni që mbante vajzën nga Kenia dhe nënën e saj si dhe ekipin e saj mjekësor u largua nga Shqipëria këtë të mërkurën dhe ka zbritur në aeroportin Wilson.

Lexo Edhe:

Që prej 14 gushtit të vitit 2022, 22 vjeçarja ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

Që prej asaj dite ajo është në gjendje kritike dhe është nevojitur kujdes i specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri./Gazeta Express