Prej 5 ditësh aktive vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë - Gazeta Express
string(93) "prej-5-ditesh-aktive-vatra-e-zjarrit-ne-dukat-te-vlores-rrezikohet-parku-kombetar-i-llogarase"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 10:34

Prej 5 ditësh aktive vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 10:34

Prej pesë ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë sipërfaqe të gjera në Malin e Dukatit në Vlorë, në vendin e quajtur Sotiran, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët dhe autoritetet lokale.

Përhapja e shpejtë e flakëve ka sjellë rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë, raportojnë mediat shqiptare.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur pemë, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll.