Prej 2 javësh 18-vjeçari nga Dibra rezulton i zhdukur, familja ka kaluar edhe një tjetër tragjedi - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2020 16:25

Prej 2 javësh 18-vjeçari nga Dibra rezulton i zhdukur, familja ka kaluar edhe një tjetër tragjedi

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2020 16:25

Kanë kaluar thuajse dy javë që kur 18-vjeçari nga fshati Dypajak i Dibrës, Ardian Pali, humbi çdo kontakt me familjarët.

Ardiani ishte drejtuar për në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, të cilat dhe i shiste. Por ndryshe nga zakonisht, herën e fundit që i riu shkoi në mal nuk është rikthyer më në shtëpi. Për herë të fundit, Ardani është parë në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, pranë Rekës së Sipërme.

Kjo histori u rikthye në vëmendje në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Në një intervistë për emisionin, djali i dajës së Ardianit, Ronald Buci, tha se kërkojnë ndihëmë nga shteti për të vijuar kërkimet. Po ashtu shtoi se kushëriri me vete kishte një telefon, jo të tipit të fundit, por që me aq dijeni sa ato kanë mund të gjurmohet lehtësisht.

“Ne kërkojmë ndihmë nga shteti për të vijuar kërkimet. Me vete Ardiani kishte një telefon, jo nga këto smartphonet por e kishte një. Me aq informacione që ne kemi ajo gjurmohet”, tha Ronaldi.

Ndërkohë një banor i zonës i cili është angazhuar në kërkimet që po zhvillohen për të riun, tha se kërkojnë leje nga autorietet e Maqedonisë së Vierut që të kryejnë kërkime me dronë në terrenet e vështira malore. Po ashtu ai shtoi se kjo familje ka kaluar dhe një tragjedi para 10 vitesh, ku djali i tyre asokohe 10 vjeç bie në greminë teksa po kulloste bagëtitë.

“Familjarët kërkojnë që banorët e fshatit të aktivizohen për të folur sepse ato e njohin zonën më mirë. I kanë rënë celularit dhe s’e ka hapur fare. Kërkohet vetëm një dron që të futet në thellësi të greminës, për këtë duhet leje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Kjo familje para 10 vitesh, i vdiq djali 10 vjeç në një greminë duke kullotur bagëtinë”, tha banori.