Mëngjesin e sotëm, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Amerikës në Kosovë Anu Prattipati ka vizituar komunën e Shtërpcës.
Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se ajo zhvilloi një takim të parë zyrtar me Kryetarin e komunës, Dalibor Jevtiq.
Gjatë takimit, thuhet se ata diskutuan për mbylljen e fundit të disa institucioneve në këtë komunë.
Në këtë rast, Prattipati theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për një Kosovë multietnike që plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve të saj.
Ajo gjithashtu riafirmoi angazhimin e SHBA-ve për të mbështetur zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës, si një shoqëri ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...