Prattipati takon përfaqësuesit e Listës Serbe– thekson përfshirjen e komunitetit serb në institucionet e Kosovës - Gazeta Express
string(111) "prattipati-takon-perfaqesuesit-e-listes-serbe-thekson-perfshirjen-e-komunitetit-serb-ne-institucionet-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 12:59

Prattipati takon përfaqësuesit e Listës Serbe– thekson përfshirjen e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 12:59

E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, priti sot në takim përfaqësues të Listës Serbe.

Gjatë bisedës, ajo theksoi rëndësinë që kanë pjesëmarrja e gjerë dhe përfshirja e të gjitha partive politike të themeluara në proceset demokratike të vendit, në mënyrë që çdo komunitet në Kosovë të ketë një zë të përfaqësuar në të ardhmen e tij.

Prattipati nënvizoi se është thelbësore që komuniteti serb i Kosovës dhe përfaqësuesit e tij të marrin pjesë në mënyrë aktive në institucionet e vendit.

“Vetëm përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme, mund të dëgjohen dhe adresohen realisht zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve,” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.