Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Në njoftimin e ambasadës, bëhet e ditur se të dy kanë diskutuar prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet madhore zhvillimore, përcjell Express.
‘’E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u takua sot me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të diskutuar prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet madhore zhvillimore.
Ndërsa projektet e rëndësishme infrastrukturore po ecin përpara, ne mirëpresim zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane dhe angazhimin më të fuqishëm tregtar që promovon interesat e përbashkëta ekonomike’’, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ndryshe, Prattipati, ka takuar edhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...