Prattipati takohet me kryetarët e rinj të komunave në Veri, tregon pritjet që SHBA i ka për qeverisjen atje - Gazeta Express
string(106) "prattipati-takohet-me-kryetaret-e-rinj-te-komunave-ne-veri-tregon-pritjet-qe-shba-i-ka-per-qeverisjen-atje"

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 14:52

Prattipati takohet me kryetarët e rinj të komunave në Veri, tregon pritjet që SHBA i ka për qeverisjen atje

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 14:52

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me kryetarët e katër komunave veriore, që fituan në zgjedhjet e fundit lokale.

Ambasada amerikane thotë se Prattipati është takuar edhe me përfaqësues të shoqërisë civile atje.

“Ajo ka theksuar pritshmëritë e SHBA’së për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë të përkushtuara t’u shërbejnë të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Pas zgjedhjeve të 12 tetorit në krye të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, janë kthyer kandidatët e Listës Serbe.

Atje, pas dorëheqjes së kryetarëve serbë, me komunat udhëhoqën kryetarët shqiptarë që fituan në zgjedhjet e bojkotuara nga qytetarët serbë.

Transferimi i qetë i pushtetit në këto komuna ishte arsyeja që Kosovës iu hoqën masat e BE’së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement