Prattipati takohet me Gërvallën, temë diskutimi prioritetet në drejtësi e forcimi i “sigurisë tonë të përbashkët” - Gazeta Express
string(110) "prattipati-takohet-me-gervallen-teme-diskutimi-prioritetet-ne-drejtesi-e-forcimi-i-sigurise-tone-te-perbashket"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 15:43

Prattipati takohet me Gërvallën, temë diskutimi prioritetet në drejtësi e forcimi i “sigurisë tonë të përbashkët”

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 15:43

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar sot me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Në një njoftim në Facebook, ambasada tha se temë diskutimi ishin prioritetet në sektorin e drejtësisë dhe partneritetin për “sigurinë e përbashkët”.

“E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, u takua sot me Ministren e Drejtësisë të sapoemëruar Donika Gervalla-Schwarz për të diskutuar bashkëpunimin mbi prioritetet e sektorit të drejtësisë. Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm për të forcuar themelet e sigurisë sonë të përbashkët”, tha ambasada./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement