Prattipati pret në ambasadë Harry Bajraktarin, e vlerëson angazhimin e tij për partneritetin Kosovë-SHBA - Gazeta Express
string(103) "prattipati-pret-ne-ambasade-harry-bajraktarin-e-vlereson-angazhimin-e-tij-per-partneritetin-kosove-shba"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 16:24

Prattipati pret në ambasadë Harry Bajraktarin, e vlerëson angazhimin e tij për partneritetin Kosovë-SHBA

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 16:24

E ngarkuara me punë në Ambasadë, Anu Prattipati, ka pritur sot në takim aktivistin e çështjes kombëtare, Harry Bajraktarin, në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Ambasada tha se në këtë takim u njoh kontributi i tij në partneritetin Kosovë-SHBA.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, priti sot Harry Bajraktarin në një vizitë kortezie në Ambasadë, duke vlerësuar dekada të tëra të shërbimit të tij publik në Shtetet e Bashkuara dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për partneritetin SHBA–Kosovë”, tha ambasada.