string(87) "prattipati-pas-takimeve-ne-veri-flet-per-stabilitet-siguri-dhe-pergjegjesine-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 15:15

Prattipati pas takimeve në Veri, flet për “stabilitet”, “siguri” dhe “përgjegjësinë e Qeverisë”

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 15:15

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati e ka vizituar veriun e vendit sot.

Siç njoftoi ambasada amerikane, atje ajo u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, politikanë dhe Policisë e Kosovës.

“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati pati një vizitë produktive në veri të Kosovës sot, ku u takua me udhëheqës të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ambasada amerikane thotë se Prattipati “ritheksoi qëndrimin e qeverisë së SHBA-së: stabiliteti dhe siguria janë kyçe”.

“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.