string(102) "prapaskenat-spranoi-te-dorehiqet-nano-u-shkarkua-pas-sherrit-me-cucin-2-emrat-per-kryesimin-e-policise"

Shqiperi

Gazeta Express

31/08/2022 11:25

PRAPASKENAT- S’pranoi të dorëhiqet, Nano u shkarkua pas sherrit me Çuçin, 2 emrat për kryesimin e policisë

Shqiperi

Gazeta Express

31/08/2022 11:25

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është shkarkuar nga detyra pasi refuzoi të japë dorëheqjen.

Vendimi u bë publik nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë. Shkarkimi i Nanos sipas Çuçit ka ardhur pasi nuk ka përmbushur objektivat.

“Policia e Shtetit dhe drejtuesi kryesor i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve dhe një menaxhim. Këshilli i Ministrave, qeveria, ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është besoj unë një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit”, u shpreh ministri Çuçi.

Vetë Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqje ndaj është dashur dhe mbledhja e qeverisë për të vendosur shkarkimin e tij. Flitet se ka pasur përplasje mes Nanos dhe ministrit të Brendshëm të hënën. Nano e ka cilësuar situatën një sulm të përqendruar ndaj tij.

Kujtojmë se Nano ka qenë pjesë e policisë prej shumë vitesh. A ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit që prej 17 shkurtit të vitit 2016.

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u emërua më Tetor 2021 duke pasuar Ardi Veliun në këtë detyrë.

Sot pas shkarkimit të tij, vendin e tij do ta mbajë përkohësisht nëndrejtori i përgjithshëm Tonin Vocaj deri në emërimin e drejtorit të ri.

Deri më tani 2 janë emrat më të lakuar për të marrë postin e drejtorit të ri të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja si dhe drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Neritan Nallbati.

/Gazeta Express