Pranvera është ende larg, shi dhe temperatura të ulëta edhe javën e ardhshme - Gazeta Express
string(75) "pranvera-eshte-ende-larg-shi-dhe-temperatura-te-uleta-edhe-javen-e-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 20:21

Pranvera është ende larg, shi dhe temperatura të ulëta edhe javën e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 20:21

Ditëve të para të javës së ardhshme, të reshurat mbeten prezente mbi vend, më shumë ditën e hënë, e të martën e mërkurën më shumë të karakterit lokal.

Sipas Prishtina Weather në pjesën e dytë të javës temperaturat shënojnë rritje përreth vlerave mesatare, e në fundjavën e ardhshme me tendencë të rritjes edhe deri në 20C.

Lexo Edhe:

19.04 – Kryesisht me vranësira.  Që nga orët e hershme të mëngjesit kohëpaskohe me reshje shiu.  Vende-vende reshjet mund të jenë të intensitetit mesatar.  Në vise malore priten reshje bore.

20.04 – Vranësira dhe intervale me diell.  Pasdite priten reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.

21.04 – Paradite me kthjellime.  Ditën priten zhvillime të vranësirave, me mundësi edhe për reshje të dobëta lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C dhe 4C. Të mërkurën shënojnë rritje deri në 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-7m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e nga e mërkura me tendencë të rritjes.