Pranuan ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshuar në Ferizaj - Gazeta Express
string(63) "pranuan-ryshfet-bien-ne-pranga-dy-persona-te-dyshuar-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 18:20

Pranuan ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshuar në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 18:20

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore Ferizaj, njftojnë se kanë ndërmarr veprime të veçanta hetimore lidhur me një rast ‘Marrje e ryshfetit’ në Ferizaj.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor, është arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme, “se dy persona të dyshuar M/K kanë pranuar ryshfet në vlerë katërqind (400.00)Euro me premtimin se do të përshpejtojnë procesin e realizimit të një kërkese për furnizim që viktima kishte parashtruar”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit në fjalë, paratë i kanë pranuar në zyrën e tyre, e që të njëjtat para janë siguruar-gjetur po në atë zyre, tek njeri prej të dyshuarve, vijon njoftimi.

“Lidhur me rastin në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar personat e dyshuar të cilëve iu ngarkohet vepra “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat“  ku pas intervistës, prokurori ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e tyre”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement