Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari - Gazeta Express
string(80) "pranon-se-ka-kultivuar-kanabisin-kam-menduar-se-eshte-e-ligjshme-thote-shqiptari"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 18:17

Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 18:17

Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para që i nevojiteshin urgjentisht për operacionin e vajzës së tij.

Në procesin gjyqësor në lidhje me plantacionin e kanabisit në ish-kinemanë në Merchweiler, i pandehuri pranoi të mërkurën se  kishte bërë “kultivimin” e bimëve. Megjithatë, ai është shprehur se kishte menduar se plantacioni ishte i ligjshëm, transmeton albinfo.ch. Dy të dyshuar të tjerë janë ende në kërkim.

Plantazhi ishte zbuluar në nëntor të vitit të kaluar: një plantacion i madh kanabisi në ish-kinemanë në Merchweiler. Operatori i dyshuar i objektit tani ka bërë një pranim të pjesshëm të veprës para Gjykatës së Landit të Saarbrückenit.

Prokurori publik akuzon 37-vjeçarin shqiptar për kultivim dhe trafikim të kanabisit të realizuar në nivel bandash. Ai përballet me disa vite burg edhe sipas ligjit të ri.

37-vjeçari pranoi se i kishte “kultivuar” bimët. Por ai kishte supozuar se i gjithë plantacioni ishte i ligjshëm dhe se korrja ishte menduar për industrinë farmaceutike, shkruan Tagesschau.de. Një bashkatdhetar që ai nuk e njihte mirë ia kishte bërë ofertën në një bar, në Shqipëri. Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para që i nevojiteshin urgjentisht për operacionin e vajzës së tij.

Megjithatë, zyra e prokurorit publik dyshon për një grup  – përkatësisht, një bandë prej të paktën tre personash që donin të fitojnë shumë para. Dy anëtarë të bandës janë ende në kërkim.

Një numër i madh prej 2,572 bimësh kanabisi të gatshme për korrje – secila 85 centimetra e lartë – ishin sekuestruar në një sallë që ishte shndërruar profesionalisht dhe me kosto të lartë, në një plantacion.

37-vjeçari kishte lënë gjurmë në vendin e krimit. Ai u arrestua në Shqipëri, u ekstradua në Gjermani dhe ndodhet në paraburgim. Plantacioni u zbulua nga një punonjës i Energis. Ai kishte zbuluar dy kabllo të paligjshme energjie në vend, pastaj kishte ndier erën e kanabisit dhe kishte informuar policinë.