Prej javës së ardhshme të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Shqipëri do të kthehen në ambientet e shkollave. Ministria e Arsimit ka pranuar kërkesën e Komitetit të Ekspertëve e cila njoftoi mesditën e sotme se me trendin e shifrave në dy javët e fundit, do të ishte e drejtë hapja e shkollave me një protokoll strikt për zbatimin e masave.
Pikërisht në këtë pikë u ndal ministrja e Arsimit Evis Kushi në daljen e saj për mediat, ku sqaroi se mjediset janë gati për të ruajtur masat e higjienës të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
“Jam sot këtu për t’ju njohur me një vendim të rëndësishëm që kemi marrë pas rekomandimit të komitetit të ekspertëve. Procesi mësimor për të gjithë nxënësit të sistemi parauniversitar do të zhvillohet në mjediset e shkollave. Mjediset tona janë gati për këtë skenar që nga fillimi i javës tjetër për të ruajtur masat e higjienës dhe distancimit sikurse janë përcaktuar nga MSH. Njësoj si në fillim të këtij viti shkollor do lihet në fleksibilitetin e shkollave për të hartuar specifikisht grafikon mbi zhvillimin e procesit mësimor qoftë me një, dy apo më shumë turne. RTSH Shkolla dhe Akademi.al do vijojnë të jenë në dispozicion të tyre. Më lejoni të falenderoj të gjithë mësuesit dhe stafet tona në institucionet arsimore që kanë treguar përkushtim. Kemi përpara sfidën e madhe të provimeve të maturës dhe mbylljen me sukses të këtij viti shkollor. Shfrytëzoni këto javë për të plotësuar mangësitë që janë shkaktuar gjatë mësimit online. Mirënjohje dhe për prindërit, durimi juaj na ndihmoi ta kapërcejmë këtë sfidë. Ne ja dolëm me sukses vetëm falë bashkëpunimit dhe solidaritetit. Është akoma i nevojshëm respektimi i protokolleve shëndetësore për të ruajtur shëndetin dhe për të fituar këtë luftë të gjatë“, u shpreh Kushi.
Ministrja shtoi se përpara është sfida e provimeve të maturës dhe kjo duhet të jetë një prioritet në javët e mbetura të mësimit në mënyrë që të nxënësit të rikuperojnë mangësitë që janë shkaktuar nga izolimi.
“RTSH Shkolla dhe Akademi.al do vijojnë të jenë në dispozicion të tyre. Më lejoni të falenderoj të gjithë mësuesit dhe stafet tona në institucionet arsimore që kanë treguar përkushtim. Kemi përpara sfidën e madhe të provimeve të maturës dhe mbylljen me sukses të këtij viti shkollor. Shfrytëzoni këto javë për të plotësuar mangësitë që janë shkaktuar gjatë mësimit online.
Mirënjohje dhe për prindërit, durimi juaj na ndihmoi ta kapërcejmë këtë sfidë. Ne ja dolëm me sukses vetëm falë bashkëpunimit dhe solidaritetit. Është akoma i nevojshëm respektimi i protokolleve shëndetësore për të ruajtur shëndetin dhe për të fituar këtë luftë të gjatë”, deklaroi Kushi.