Pranga furnitorëve në Tiranë, u siguronin drogë “spaçatorëve” në kryeqytet. Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë - Gazeta Express
string(101) "pranga-furnitoreve-ne-tirane-u-siguronin-droge-spacatoreve-ne-kryeqytet-sekuestrohet-mbi-1-kg-kokaine"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2025 10:59

Pranga furnitorëve në Tiranë, u siguronin drogë “spaçatorëve” në kryeqytet. Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2025 10:59

Dy persona, të cilët u siguronin lëndë narkotike kokainë shtetasve të tjerë për ta ndarë në doza, janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Dy furnitorët që ranë në pranga janë shtetasit  B. A., 27 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia njofton se gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.