Prag-Spanja, Kombëtarja në seancën e radhës stërvitore në Kaiserau para sfidës së tretë - Gazeta Express
string(86) "prag-spanja-kombetarja-ne-seancen-e-radhes-stervitore-ne-kaiserau-para-sfides-se-trete"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2024 17:31

Prag-Spanja, Kombëtarja në seancën e radhës stërvitore në Kaiserau para sfidës së tretë

Futboll

Gazeta Express

22/06/2024 17:31

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të shtunë seancën e radhës stërvitore në kampin bazë kuqezi në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e tretë të grupit ndaj Spanjës në Euro 2024.

I gjithë grupi u stërvit i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, teksa vetëm mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit veçmas për shkak të lodhjes muskulore. Gjithsesi, mbrojtësi do të stërvitet me grupin nesër dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Spanjën.

Lexo Edhe:

Sakaq, kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër (e diel) seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes po në Kaiserau, duke nisur nga ora 15:30, ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dyseldorf në ora 18:45.

Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit duke nisur nga ora 21:00.