string(81) "ppe-miraton-rezolute-per-shqiperine-berisha-denohen-problemet-e-qeverise-se-rames"

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 16:24

PPE miraton rezolutë për Shqipërinë, Berisha: Dënohen problemet e qeverisë së Ramës

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 16:24

Në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE), u miratua një rezolutë për standardet demokratike në Shqipëri. Rezoluta, e votuar unanimisht, thekson se zgjedhjet dhe proceset demokratike janë të kërcënuara nëse Bashkimi Europian dhe institucionet ndërkombëtare nuk ndërhyjnë.

“Dënohen me forcë të gjitha problematikat e mëdha të krijuara nga qeverisja e Edi Ramës në raport me zgjedhjet, në raport me opozitën, në raport me zbatimin e ligjit, me korrupsionin, me të gjitha. Është rezoluta e katërt në pesë muaj që dënon Edi Ramën. Në të vërtetë, bota politike, shumica e botës politike është kundër Edi Ramës, ndëshkon Edi Ramën“, tha Berisha.

Në ditën e dytë të punimeve të Kongresit, Berisha shtoi se kishte marrë mbështetje nga miqtë europianë, jo vetëm për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 majit, por edhe për avancimin e integrimit europian të Shqipërisë. “Populli opozitar, pikërisht pak ditë para zgjedhjeve, merr një thirrje, merr një kushtrim për t’u ndarë nga të gjitha këto problematika të rënda të krijuara nga regjimi, në mënyrë që PPE, 14 Kryeministra të kësaj organizate, të mund të mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian“, shtoi Berisha.Rezoluta e miratuar nga PPE i bën thirrje Bashkimit Europian, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike, si dhe të dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë.