Lëndimet përgjatë marrëdhënieve seksuale janë më se të zakonshme, të cilat shpeshherë ndodhin si rezultat i eksperimentimit me pozita të reja.
Studiuesit në Brazil studiuan pacientët me fraktura në penis për të parë se çfarë pozite kishin praktikuar përgjatë përformimit seksual.
Si rrjedhojë, ata konkluduan se pozicioni ‘partnerja përmbi’ është më i rrezikshmi. Madje, sipas tabloidit Daily Star, ai mund t’i vrasë burrat përbrenda 30 minutave.
Pozicioni, i njohur ndryshe edhe si i ngathët, i cili është gjithashtu një nga pozicionet më të mira për femrën që të arrijë orgazmën, u vlerësua përgjegjëse për gjysmën e të gjitha frakturave të penisit sipas studiuesve në Brazil.
Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh sepse gruaja kontrollon penisin me gjithë peshën e saj trupore, duke u ulur në të dhe duke i shkaktuar presion.
“Studimi ynë mbështet faktin se marrëdhënia seksuale me ‘gruan në krye’ është pozicioni potencialisht më i rrezikshëm seksual që lidhet me frakturën e penisit”, thanë shkencëtarët që kryen studimin në frakturimin e penisit.