Ministrja e tregtisë dhe industrisë, Rozeta Hajdari, në fund të konferencës për media është pyetur nëse ka pasur certifikatë sigurie nga AKI i akuzuari i Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave, Ridvan Muharremi, meqë është përfshirë në gjithë procesin e sigurimit të tyre.
Ajo pa përmendur me emër, ka thënë se të gjithë ata që janë përfshirë në procese të klasifikuara paraprakisht u janë nënshtruar procedurave bazuar në udhëzimet e AKI-së.
“Të gjithë operatorët ekonomik që kanë hyrë në negocim, përfshirë operatorët për blerje, për depozita, vendondodhje, të gjithë janë nënshtruar procedurave sipas udhëzimeve të AKI-së. Asnjë nuk është që ka hyrë pa një procedurë me qasje në një proces që është klasifikuar si sekret”, ka thënë ajo
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...