Power me një poezi të Brodskyt kundër luftës në Bosnje godet 'Nobelin' për Handken - Gazeta Express
string(80) "power-me-nje-poezi-te-brodskyt-kunder-luftes-ne-bosnje-godet-nobelin-per-handken"

Power me një poezi të Brodskyt kundër luftës në Bosnje godet ‘Nobelin’ për Handken

Gazeta Express

11/12/2019 15:51

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Samanta Power, e ka cilësuar si tragjike ditën kur Akademia Suedeze ia ka ndarë Çmimin Nobel për Letërsi, shkrimtarit austriak pro-serb, mohuesit të gjenocidit serb, Peter Handke.

Power në llogarinë e saj në twitter kur po bëheshin gjithë ato debate për ndarjen e Nobelit, ka publikuar një poezi të shkruar kundër luftës në Bosnje nga fituesi i Nobelit për Letërsi në vitin 1987, Joseph Brodsky.

Lexo Edhe:

“Në një të sotme tragjike, në Ditën e të Drejtave të Njeriut, Handke do ta pranojë Çmimin Nobel për Letërsi”, ka shkruar Power në llogarinë e saj në twitter.

Kujtojmë se Handke sot është shpallur person ‘non-grata’ nga Kosova dhe Bosnja./Express/

Më poshtë poezinë e gjeni me përkthim të lirë:

Melodia e Bosnjës

Kur ju ia mbushni vetes një gotë uiski,

e vendosni kapelën apo e shikoni orën,

kur dora juaj jua ndreq kravatën,

njerëzit vdesin.

Në qytezën me emra të çuditshëm,

Të goditur nga plumbat, të djegur nga flakët,

Afër dhe larg, pa e ditur pse,

Njerëzit vdesin.

Në vende të vogla që nuk i njihni, por të mëdha që s’kanë

mundësi për të bërtitur apo për të thënë “lamtumirë”,

Njerëzit vdesin.

Njerëzit vdesin përderisa ju i zgjidhni apostujt e rinj të neglizhencës,

Vetëpërmbajtjes, nga të cilët njerëzit vdesin.

Shumë larg për ta praktikuar dashurinë

për vëllain tënd sllav,

ku engjëjt tuaj frikësohen të fluturojnë,

njerëzit vdesin.

Përderisa statujat nuk pajtohen

Për historinë, se zjarri i saj synon t’i blejë

Ata që vdesin.

Kur ju i shikoni atletët duke shënuar gola,

Kur e kontrolloni deklaratën tuaj të fundit apo kur

Fëmijës ia këndoni një ninullë,

Njerëzit vdesin.

Koha, penda e mprehtë e së cilës, e etur për gjak, i ndan të vrarët nga ata që vrasin,

Do t’i shpallin këta të fundit sojin tuaj.