Graham Potter raportohet se është në bisedime me Crystal Palace.
“Shqiponjat” e përfunduan sezonin në Premierligë me 45 pikë të grumbulluara, duke u renditur në pozitën e 11-të në tabelë, transmeton Gazeta Express.
Crystal Palace e nisi sezonin me Patrick Vieira, teksa e mbylli me Roy Hodgson. Ky i fundit u zëvendësoi të parin në mars.
Megjithatë, klubi anglez thuhet se e ka të qartë se nuk mund të vazhdojë me 75-vjeçarin, i cili edhe ashtu ka nënshkruar kontratë vetëm deri në verën e këtij viti.
Dhe, sipas “FootMercato”, krerët e Crystal Palace duan që ta emërojnë Potterin në pozitën e trajnerit nga sezoni i ardhshëm.
Periudha e trajnerit angleze te Chelsea thuhet se nuk e ka dëmtuar reputacionin e tij, pasi për të shprehen interesim edhe disa klube tjera.
48-vjeçari në Angli ka qenë trajner edhe te Brighton Hove & Albion e Swansea City, teksa ka udhëhequr edhe skuadrën suedeze, Ostersund. /Gazeta Express/
Pas një investimi milionësh të bërë nga UBT, nga sot Kosova është bërë zyrtarisht me qendrën e parë ekselente...