Pothuajse 50 furra buke mbyllen çdo vit në Zvicër - Gazeta Express
string(49) "pothuajse-50-furra-buke-mbyllen-cdo-vit-ne-zvicer"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 15:46

Pothuajse 50 furra buke mbyllen çdo vit në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 15:46

1000 furra buke janë mbyllur në 20 vitet e fundit

Vetëm gjatë këtij viti janë mbyllur disa furra në rajone të ndryshme – përfshirë DiemtigtalDachsen dhe Thalwil. Brenda 25 viteve të fundit, numri i furrave anëtare të Shoqatës së Bukëpjekësve të Zvicrës (SBC) është përgjysmuar – nga 2,500 në rreth 1,200.

Sipas shoqatës, arsyet kryesore janë:

  • Vështirësitë financiare
  • Mungesa e pasardhësve në bizneset familjare
  • Konkurrenca në rritje nga supermarketet dhe produktet e importuara

Në vitin 2024, Zvicra importoi mbi 161,000 ton produkte të pjekura, një rritje prej 50% në krahasim me dhjetë vjet më parë.

“Importet e brumërave të gatshëm po dëmtojnë rëndë bizneset artizanale,” – thotë Claudia Vernocchi nga SBC.