Potestohet sërish sot kundër shtrenjtimit të rrymës - Gazeta Express
string(51) "potestohet-serish-sot-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes"

Lajme

Gazeta Express

11/04/2025 7:07

Potestohet sërish sot kundër shtrenjtimit të rrymës

Lajme

Gazeta Express

11/04/2025 7:07

Iniciativa `Asnjë cent më shumë` ka thirrur sërish protestë për sot në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Protesta mbahet për të kundërshtuar vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të tarifave të rrymës nga 1 maji, në lartësinë prej 15 për qind.

Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ditë më parë deklaroi se shkaktari kryesor i kësaj rritjeje është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement