Postimi prekës i vëllait të viktimës së djeshme në Gjakovë, e tregon ngjarjen që tmerroi Kosovën - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

08/07/2020 8:52

Me i fundit

Postimi prekës i vëllait të viktimës së djeshme në Gjakovë, e tregon ngjarjen që tmerroi Kosovën

Lajme

Gazeta Express

08/07/2020 8:52

Dje në mëngjes ka ndodhur një tragjedi në fshatin Bardhaniq të Gjakovës ku një shtetas i Shqipërisë vrau një person me thikë dhe dy persona të tjerë i plagosi rëndë.

Shtetasi i Shqipërisë në orët e mëngjesit dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e kushërirës së vet, e po ashtu e ka plagosur edhe kushërirën dhe djalin e saj dhe i njëjti dyshohet se kishte probleme mendore.

Vëllai i viktimës, Kristë Mula, në një postim në Facebook ka treguar se si ka ndodhur ngjarja tragjike.

Mula ka thënë se i dyshuari kishte qëndruar disa ditë në shtëpinë e viktimës dhe, sipas tij, pabesisht i ka hyrë në dhomë vëllait të tij, me ç’rast e ka mbytur atë.

Me të dalë nga dhoma, i dyshuari ka plagosur edhe djalin e viktimës, i cili është në gjendje të rëndë.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

“Miq shok , pas nje tragjedie qe patem dje me daten 7 korrik ne shtepin tone , ku si pasoj e plagve te marra vdiq Vellau i jon Nov, ne moshen 60 vjeqare nga nje i pabes ku ishte duke fjetur ne shtepin e vllaut si nip i mikut te vllaut nga Luzha E Tropojes Agresori kishte qendruar disa her ne shtepin e vllaut ku ishte pritur si mik i familjes ton pasi ishte Nip i mikut te vllaut pa besisht ju hyri ne dhom ne oren 3 te mengjesit vllaut i mori jeten e kusherires i shkaktoi disa plag , ne te degjuar djali vllaut Marku nje bertim qe po ndodh kishte dal nga dhoma ne koridor dhe me njeher ishte godit me thik ku edhe esht ne gjendje te rend Agresori me sa duket kishte qellimin e shfarosjes se familjes , Per kohen e vorimit do ju njoftojme me kohe”, ka shkruar ai.